Pas mesnatës janë konfirmuar dhe dy rastet e para me Korona Virus në Shqipëri. Ata janë babai 54 vjeç dhe i biri 28 vjeçar të cilët po udhëtonin në rrugë tokësore nga Firence e Italisë drejt Tiranës.
Gjendja për momentin sipas Ministrisë së Shëndetësisë është e qëndrueshme dhe të dy nuk kanë shfaqur komplikacione të tjera. Ata kanë njoftuar menjëherë urgjencën kombëtare në momentin që nuk janë ndjerë mirë dhe kanë qenë në pikën e Hanit të Hotit.
Për momentin të dy qytetarët po qëndrojnë në QSUT, pasi kanë dalë pozitiv ndaj Korona virusit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se po ndiqet protokolli klinik dhe epidemiologjik për të dy pacientët.