Drejtori i Urgjencës Kombëtares, njëherësh anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve Skënder Brataj ka deklaruar se masat e marra dy javët e fundit kanë dhënë disi efekt.
I ftuar në Radar Informativ më Jonida Shehun, Brataj u pyet gjithashtu se përse nuk rritet numri i testimeve.
Sipas tij testimet bëhen në bazë të kërkesës dhe tani nuk kemi më vatra infeksioni por transmetim komunitar.

“Java e parë pati rritje progresive. Ditët e fundit, 3-4 ditë tregojnë veç stabilitete tregojnë edhe rënie. Për ne është e rëndësishme që nuk ka rritje progresive. Rastet e reja kanë mbërritur 1 mijë në datën 3 shkurt.
Numri i testimeve është i lidhur me kërkesat. Edhe me hetimin. Treguesit janë të tillë, nuk jemi më në vatra, por transmetim komunitar. Është e pamundur të gjurmosh kontaktet.
Çfarë i solli Amerikës, ka bërë mbi 350 milion teste? Testim, por testimi nuk është më në mars. Jemi një vit pas. Nuk e dimë nga e keni marrë ju infeksionin. Problemi është që të mos ketë rritje. Nëse para dy javësh u ul orari, që prek orën më sociale e dha rezultatin. Para dy javësh thamë që grupmosha u rrit. Sot dy grupmoshat nga 17-55 dhe më lart bën përqindjen më të lartë të të infektuarve”, tha Brataj.