Në një emision, mjeku Pëllumb Pipero ka bërë parashikime në lidhje me ecurinë e COVID-19 në vendin tonë.
“Po shtohet çdo ditë numri i pacientëve që shërohen dhe numri i rasteve të rënda është më i reduktuar. Natyrisht, media preferon më shumë lajmin, preferon të tregojë rastet e reja pozitive, por këto raste janë asimptomatike dhe nuk janë tregues i epidemisë. Ato janë thjesht tregues epidemiologjik që do t’i shërbejnë më vonë studimeve epidemiologjike për të na treguar se sa na preku koronavirusi. Epidemia po kalon dhe po bie në mënyrë të qëndrueshme.
Faza e dytë zgjat pak më shumë, por duhet ta dimë që virusi është ende duke qarkulluar mes nesh. Duhet të jemi të kujdesshëm për të shikuar ritmin e transmetueshmërisë. Nuk mund të jemi tërësisht të sigurt pa pasur vaksinë apo ilaç kundër Covid-19. Por, muaji maj do të na gjejë shumë më të relaksuar. Mundësia e rikthimit në verë është e vogël, por mendoj se mund të ketë valë të dytë në vjeshtë apo dimër. Jam besimplotë që do të kemi një verë të shëndetshme dhe do të kemi edhe plazhe.”- u shpreh Pipero.
Ky është një nga lajmet që po prisnim të gjithë, pasi mundimi I këtyre muajve brenda në shtëpi dhe problemet me punën apo bizneset e ndryshme na kishin bërë pak pesimist. Një lajm I mirë ka ardhur ng doktor Pipero për të na ndryshuar sado pak ditën.