Ministria e Shëndetësisë raportoi 13 raste të reja me Coronavirus në vendin tonë duke e çuar në total numrin e të prekurve në 89. Ndërkaq numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv shkon në 43 dhe 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar, tha në deklaratën e saj Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico.
Në një lidhje direkte për “NEWS 24” mjeku Pëllumb Pipero ka folur për gjendjen e të shtruarve në Infektiv ku tha se nga këto vetëm 3 raste janë rëndë dhe ndodhen ne reanimacion kurse një pjesë e pacientëve janë mesatarisht rëndë dhe ndodhen në pavion.
“Kemi 3 raste të rënda në reanimacion kemi një pjesë të pacientëve që janë mesatarisht rëndë dhe që janë në pavion. Të gjithë kanë nevojë për oksigjen. Që do të thotë se mushkëritë e tyre janë të dëmtuar nga forma e mesme deri tek më e rënda. Ju lutem qytetarëve që sot më shumë se kurrë të bëjnë kaq pak për ne dhe të qëndrojnë në shtëpi”, tha Pipero ndër të tjera.