Një nënë, foshnja e së cilës është diagnostikuar me Covid-19, iu dërgon një mesazh paralajmërues të gjithë nënave të tjera se si të dallojnë shenjat e mundshme për shfaqjen e sëmundjes te fëmijët e tyre. Britanikja Laura Pearson, nga Cardiff, i përshkroi shumë, shumë shqetësuese 48 orët gjatë së cilave djali i saj gjashtë muajsh, Gruff, filloi të sëmuret me ethe dhe temperaturë 39 gradë, si dhe përpjekjet që ajo dhe burri i saj bënë për ta vizituar atë nga një mjek.
“Partneri im filloi të shfaqë simptomat i pari, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës: temperaturë të lartë, të dridhura, dhembje dhe një kollë të butë. Megjithatë nuk ishte asgjë shumë e keqe, kështu që ai u izolua sa më mirë në dhomën e gjumit rezervë – megjithëse, me një fëmijë për t’u kujdesur, kjo është më lehtë të thuhet sesa bëhet”.-rrëfeu 35 vjeçarja.
Por situata u rëndua kur vogëlushi 6 muajsh Gruff filloi të mos ndihej mirë. “Thirra mjekun tonë, sepse nuk mund të lidhesha dot me linjën e ndihmës NHS dhe na u tha që të monitorojmë gjendjen e tij përmes faqes së internetit ‘whenshouldiworry.com’ e cila u krijua nga studiues mjekësorë në Universitetin Cardiff.
“Por, ndërsa temperatura e Gruff arriti 39 gradë, ne madje i bëmë një kërkesë miqve në “Facebook” për një termometër të ri sepse nuk mund t’i besonim leximit në tonin dhe menduam se mund të ishte prishur. Gruff po qante me dhimbje dhe nuk mund të qetësohej kështu që ne morëm numrin e emergjencave jashtë orarit dhe ata na këshilluan të shkonim në spital. Ai kishte kollë, temperaturë të lart, diarre me njolla gjaku dhe këputje. Mjeku na tha që ai kishte të gjitha shenjat klasike të sëmundjes”, tha ajo.
Unë do të thoja vetëm të besoni tek instinktet tuaja pasi çdo prind e njeh fëmijën e tyre dhe e di çfarë është normale për ta.