Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama ka treguar detaje të mëtejshme për vaksinën dhe vaksinimin i cili ka nisur ditën e sotme. Ai nuk ka harruar të theksojë dhe BE e cila mesa duket nuk na erdhi në ndihmë në momentet e nevojës:
“Nëse do të shikoni si BE e ka konceptuar këtë proces, në momentin që ka vendosur të mendojë vetëm për veten e vet, është lënë në diskrecionin e vendeve anëtarë që të ndërtojnë në rrugë bilaterale me vendet jo anëtare procese ndërveprimi për vaksinën”, u shpreh Rama.
Ndërsa për sa i përket çmimit dhe llojit të vaksinës ai ka thënë:
“Në gjithë kanalet ku tregtohet vaksina Fajzer nuk ka negociata për çmimin. Çmimi është i njëjtë për të gjithë. Ka kanale ku veprohet me këmbim. Pra një vend ka nevojë që të garantojë më shumë doza në x kohë dhe një vend tjetër i krijon mundësi që këto doza ti garantojë me shkëmbim. Pra në momentin që vendi i parë merr këto doza dhe i kthen në një kohë të caktuar kur ma më shumë. Por nuk ka lëvizje të çmimit. Ky është një fakt i zhdërvjelltësisë dhe i efektshmerisë tonë diplomatike dhe i aftësisë tonë për të bërë atë që duam duke shfrytëzuar kapacitet tona diplomatike, aftësinë tonë për të influencuar dhe respektin që kemi krijuar në këto vite tek partnerët tanë. Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretenden për vendin e parë” tha Rama.