Bilanci i deritanishëm nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmë pjesën Lindore të Turqisë është 22 persona te vdekur dhe 1030 te plagosur. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu raportoi dje se 100 ndërtesa janë shkatërruar në Elazig.
Pas tërmetit u raportuan dhe 118 paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4.
Krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3. Tërmeti u ndje deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.
Banorët u strehuan në palestrat e sportit apo salla konferencash si dhe në sheshet dhe parqet e qyteteve. Ndërkohë, qytetarët shprehen se tashmë kanë frikë të kthehen në banesat e tyre.