Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në qarkullim serinë e re të kartmonedhave 200 dhe 5000 lekëshe, ndërsa ka bërë thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes në dallimin e elementëve të sigurisë, për të mos rënë pre e mashtrimeve.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi disa ditë më parë se kartmonedhat e reja janë pajisur me elemente më të sofistikuara sigurie që mund të dallohen me sy të lirë.
Kontrolli bëhet sipas metodës “Prek, shiko, lëviz.”
Përmasat:
138 mm x 69 mm ngjyra kafe, hedhur në qarkullim 30.09.201. Pamja e përparme: Portreti i Naim Frashërit dhe në sfond një libër i hapur. Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË”, “DYQIND LEKË”, “NAIM FRASHËRI 1846-1900” Pamja e prapme: Shtëpia e lindjes së Naim Frashërit, një fletë ku janë shkruar vargjet e tij “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar”, pena e tij dhe nënshkrimet e drejtuesve.
Elementet e sigurisë, 200 lekë
PREK:
Kjo kartëmonedhë është prodhuar prej materiali polimer, një përbërje plastike, që të jep një ndjesi të veçantë në prekje. Shtypi i ngritur: Ndieje shtypin e ngritur te numrat, shkronjat, portreti, si dhe vijat e shkurtra përgjatë skajit të majtë dhe të djathtë të kartëmonedhës, që përbëjnë dhe elementin e njohjes së kartëmonedhës nga të verbrit.
SHIKO:
Mbaje kartëmonedhën kundrejt dritës dhe shikoje me kujdes. Në një dritare të tejdukshme shfaqet portreti i Naim Frashërit, vlera 200 Lekë dhe kolonada e ndërtesës së Bankës së Shqipërisë. Elementi i regjistrimit: Një gurë e stilizuar e shqiponjës ndodhet në të dy anët e kartëmonedhës. Të dy gurat duhet të përkojnë ekzaktësisht njëra me tjetrën.
LËVIZ:
Lëvize kartëmonedhën në kënde të ndryshme shikimi, për të parë si ndryshon. Shiriti i shndritshëm në zonën qendrore shfaq të shkruar vlerën 200 Lekë.
Kartëmonedhat, ndonëse vijnë me risi në drejtim të prerjeve, mbajnë të stampuara të njëjtat figura historike. “Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë”.