Nisin aktivitietin edhe një pjesë e dyqaneve të qendrave tregtare.
1. Vizitorët duhet të shkojnë në një qendër tregtare vetëm atëherë kur është e nevojshme.
2. Në qendër tregtare nuk do të ketë parkim me “shoqërues parkimi”.
3. Një vizitor mund të qëndrojë vetëm për maksimum 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50% e kapacitetit të qendrës tregtare në të njëjtën kohë. Vizitorët do të informohen paraprakisht për limitin e fashës orare.
4. Të përdoret ashensori, por jo më shumë se 30% e kapaciteteve të tij.
Shërbimet tregtare me tavolina apo shërbim në këmbë nuk lejohen gjatë kësaj periudhe në ambjentet e brendshme të qendrës tregtare. Po kështu edhe parqet e lodrave dhe kinematë nuk do të jenë të hapura. Përsa i përket pagesës, do të promovohet pagesa me kartë, por nuk përjashtohet pagesa cash.
Qendrat tregtare do të kenë dyer elektrike dhe do të përcaktohet vetëm një hyrje dhe një dalje, pra lëvizja e vizitorëve do të jetë vetëm në një drejtim. Të gjitha pikat e hyrjes në qendër do të jenë të hapura për të siguruar kalimin e vizitorëve në korridorin e sigurisë, i cili duhet të jetë me shenja të dukshme në dysheme.