Sot në vendin tonë nis me zbatimin e masave të reja lehtësuese. Një pjesë e mirë biznesesh, si qendra tregtare, berberë, parukeri, klinika dentare, etj, i kthehen sot punës, nën zbatimin e udhëzimeve të reja.
Krahas kësaj, është shtuar gjithashtu numri i qyteteve në listën e Zonës së Gjelbër me plot 14 bashki të reja.
1- Lushnje
2-Patos
3- Roskovec
4-Korçë
5- Has
6- Mirditë
7-Fushë-Arrëz
8-Malësi e Madhe
9- Pukë, 10-Vau Dejës
11-Kukës
12- Lezhë
13- Kavajë
14- Vorë.
Edhe këto zona, në të cilat mendohet se risku i transmetimit është më i ulët, do të ndjekin rregullat e vendosura për gjithë bashkitë e zonës së gjelbër. Qytetarët do të mund të udhëtojnë me automjetin e tyre privat me më shumë se 2 persona të së njëjtës familja. Gjithashtu së fundmi është zgjatur dhe fasha orare deri në orën 21:00.
Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini, Kruja dhe Fieri vijojnë të jenë pjesë e zonës së kuqe, që do të thotë se qytetarëve do t’i duhet ende të ndjekin regjimin e orarit deri në 17:30 dhe të lëvizin vetëm me autorizim.