Cila është mosha mesatare e të prekurve me coronavirus në Shqipëri?

Aktualitet Botë/Rajon

Në një deklaratë zyrtare, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informoi në lidhje me shpërndarjen e koronavirusit në Shqipëri duke bërë publike të dhëna edhe në lidhje me gjininë e të prekurve si edhe moshën mesatare.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç, ndërsa mosha mesatare e pacientëve që janë hospitalizuar është 54 vjeç.