Kanë mjaftuar vetëm 55 raste të reja të infektuar me Covid 19,dhe kaq ka mjaftuar që Kina të rikthehet sërish në izolim total.
Varianti i ri Delta është përhapur në 20 qytete dhe mbi 12 provinca dhe sipas raportimeve rrezikon edhe njerëzit që i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Bashkitë në të gjithë vendin, përfshirë dhe në Pekin kanë rinisur testimin e miliona qytetarëve dhe çdo rast pozitiv izolohet së bashku me rrethin e familjarëve dhe njerëzit që ka pasur kontakt të afërt.
Në Pekin i gjithë transporti publik është pezulluar, ndërkohë që hotelet kanë mbyllur dyert për vizitorët, ndonëse ndodhemi në pikun e sezonit të verës.