Çfarë po ndodh në Capitol Hill në Washington?

Aktualitet Botë/Rajon

Kaosi i shkaktuar ditën e djeshme në Capitol Hill në Washington i kushtoi jetën 4 njerëzve, mes tyre dhe një grua. Qindra mbështetës të presidentit Trump u përleshën me trupat e Gardës Kombëtare. Turma e armatosur që vraponte në sallën e Kongresit, njerëz që ngjiteshin mureve, zjarr dhe dhunë si një përpjekje për të ndaluar ligjvënësit të vijonin normalisht procesin e çertifikimit të fitores së Joe Biden.

Viktima, dhunë dhe kaos: Çfarë ndodhi në Kongresin

“Unë e di që jeni lënduar. E di dhimbjen tuaj. Kishim zgjedhje që na u vodhën. Ishin zgjedhje të forta dhe të gjithë e dinë, veçanërisht pala tjetër. Gjithsesi, ju tani duhet të shkoni në shtëpi tani.  Duhet të ketë paqe.”- u shpreh Donald Trump.