Një video e stafit mjekësor të spitalit Leeds në Britaninë e Madhe që kishin krijuar një koregorafi u shpërnda menjëherë në rrjet. Por një pjesë e publikut nuk e ka pritur mirë këtë video të mjekëve dhe infermierëve të onkologjikut.
Ishin të afërmit e të sëmurëve kryesisht ata që reaguan të irrituar se familjarët e tyre po luftonin me vdekjen ndërsa stafi i spitalit kërcente.
I menjëhershëm ishte reagimi i spitalit ku deklaronte se ajo koreografi u bë për të motivuar të sëmurët gjatë pandemisë.