Vetëvriten 20 gra në Aleppo që t’i shpëtojnë përdhunimeve

Botë/Rajon

rrreedter

Aleppo vazhdon makthin që ka kapluar këtë vend prej shumë kohësh, e ndërsa forcat qeveritare të presidentit Bashar al-Assad janë gati të shpallin fitoren, ushtarët po ekzekutojnë viktima të pafajshme.

Sipas burimeve nga Aleppo të paktën 20 gra kanë vrarë veten në mënyrë që të shpëtojnë nga përdhunimet.

“Erdhi dita e Gjykimit për Aleppo-n. Njerëzit po vrapojnë për nuk e di se ku. Njerëzit janë të gjallë nën rrënoja dhe askush nuk shkon t’i shpëtojë.

Të tjerë janë të plagosur në mes të rrugëve dhe askush nuk i ndihmon se bombat vijojnë të bien.”- u shpreh një pedagog i kontaktuar nga “The Daily Beast”, duke shtuar më tej se ai mund të mos jetë gjallë të nesërmen.

Masakra vazhdon akoma ndërkohë burime nga Aleppo thonë se forcat qeveritare kanë ekzekutuar 180 persona duke i rreshtuar në një fushë.