Vaksina kundër Ebolas është gati

Botë/Rajon

files.php 1Me shtimin e shpejtë të rasteve me Ebola në vendet e goditura rendë në Afrikën Perëndimore , studiuesit po ecin me shpejtësi të madhe për të kaluar në fazën eksperimetale tek përdorimi njerëzor. Por, siç raportin VOA, procesi duket paksa i ngadaltë dhe i mërzitshëm.

Një medikament premtues, tani në fazat testuese në Mali, nuk do të kalojë në fazat të mëtejshme për eksperimete tek njerëzit deri vitin që vjen, thotë një studiues i vaksinës.

Kjo fazë do të shqyrtojë nga afër sigurinë e vaksinës dhe nëse është efikase për parandalimin e virusit të Ebolës. Nuk ka njoftime për raste të Ebolës në Mali. Provat me vaksina thuhet se do të përfshijnë njerëz në Guniea, që kufizohet me Mali, dhe ku epidemia duket se është jashtë kontrollit.

Mike Levine, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Vaksinës në Shkollën Mjeksore në Universitetin e Merilendit, po ndihmon për të mbikëqyrur studimet tek njerëzit për vaksinën eksperimetale në Mali.

Me njerëz të mjaftueshëm të vaksinuar për eksperimetin, zoti Levine thotë se faza e dytë që përfshin punonjësit e shëndetësisë mund të sherbejë si pengesë kundër përhapjes lokale të virusit vdekjeprurës duke imunizuar ata që ndodhen pranë pacientëve me Ebola.

“Nëse vaksina funksionon tek njerëzit sikurse tek krijesat e tjera, përshembull majmunët, atëherë ne mund jemi në gjendje të ulim ndjeshëm përhapjen e sëmundjes në zona të veçanta duke vaksinuar njerëzit që kanë patur kontakt me të infektuarit dhe po ashtu vaksinimi i punonjësve të shëndetit.”

Në laborator, vaksina pati një efekt të plotë, duke mbrojtur majmunët kundër infektimit me virusin Ebola dhe nuk shkaktoi efekte anësore. Në fazën e parë, studiuesit po shikojnë nëse vaksina është e sigurtë dhe e tolerueshme nga njeriu.

Zoti Levinë thekson se vaksina eksperimentale, e krijuar nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit dhe kompania britanike farmaceutike GlaxoSmithKline, nuk është për trajtimin e Ebolës. Por mund të parandalojë prekjen nga virusi për ata që kanë patur kontakt me të infektuarit.

“Ajo që nuk dimë është sikurse me vaksinën e lisë, nëse mund të parandalojmë Ebolën pasi indivi është prekur me virus dy ose tre ditë më parë.”

Pas studimeve në fazën e dytë, Levin thotë se vaksina do të kalojë përmes testimit klinik ku u jepet një grupi të madh njerëzish për të konfirmuar efektin deri në përgatitjen dhe miratimin e rregullores. Nuk ka parashikime nëse provat përfundimtare do të realizohen.

Një tjetër vaksinë eksperimentale gjendet nën testet fillestare të sigurisë tek njerëzit në Insitutin Kërkimor të Ushtrisë Walter Reed në Meriland.