Vajza e Donald Trump kryqëzohet për shkak të një fustani

Botë/Rajon

123web

Në një nga mënyrat kryesore për ta bërë Amerikën të mirë përsëri Trump përfshin çdo gjë që duhet të bëjnë amerikanët. Madje ai ka lajmëruar për një program të ri të rindërtimit kombëtar që do të udhëhiqet nga dy parime themelore: Bli dhe punëso!

Ai i ka kushtuar rëndësi blerjeve të produkteve amerikane dhe thotë: ” Ne duhet të krijojmë kushte të barabarta për kompanitë amerikane dhe punëtorët tanë. Amerika duhet të shesë produkte të vendit të saj.Por për të rindërtuar këtë gjë Kongresi duhet të miratojë legjislacionin që prodhon një investim mbi 1 trilion$”.

Ndërkohë që Trump fliste për produktet ameriikane vajza e tij Ivanka Trump ishte ulur në audiencë e veshur me një fustan rozë nga stilisti francëz Roland Mouret.

iv

Në rrjetet sociale shumë njerëz kanë komentuar veshjen e Ivankës duke treguar se babai i saj kërkon të blihen mallra amerikanë e ajo mban veshur një fustan rreth 3000$ që është prodhuar jashtë vendit.

Kjo nuk është hera e parë që Ivanka vihet përballë kritikave.

Burimi: Blitz.al