Turqia, ndër vendet me ushqimet më të lira në Europë

Botë/Rajon

103-1024x768_1466240561-4271544.jpg

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) ka publikuar rezultatet e Paritetit të Fuqisë Blerëse (PPP) për vitin 2015 sipas shportës së konsumit me ushqime, pije joalkoolike dhe duhan.

Hulumtimi për çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, që është bërë në 37 shtete të ndryshme të Europës, në mesin e të cilave llogariten edhe vendet anëtare të BE-së, Zvicra rezulton të ketë indeksin më të lartë të nivelit të çmimeve prej 173, ndërsa Maqedonia është vendi me indeksin më të ulët prej 58.

Ndërsa indeksi i nivelit të çmimeve në Turqi është 90, shifër kjo që e rendit atë në vendin e 23-të ndër 37 shtetet e lartpërmendura.

Indeksi i nivelit të çmimeve e tregon fuqinë blerëse në përputhje me kursin real të këmbimit valutor në krahasim me vlerën e monedhave të vendeve, ku është bërë hulumtimi.
Një vend me indeks të lartë llogaritet si vend i shtrenjtë dhe një vend me indeks të ulët është shtet me çmime të lira.

Në bazë të hulumtimit, shporta e konsumit, që në Maqedoni mund të sigurohet me 58 euro, në Shqipëri me 68 euro, në Turqi do të kushtonte 90 euro, në Bashkimin Europian 100 euro, ndërsa në Zvicër 173 euro.

 

bbbdb.jpg