Turqi, nis rigjykimi për 236 ushtarakë

Botë/Rajon

turqi-450x300Një gjykatë në Stamboll ka hapur rigjykimin e 236 oficerëve ushtarakë, të akuzuar për komplot për përmbysjen e qeverisë turke, me origjinë islamike.

Ky rigjykim ka filluar pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë e ka anuluar vendimin për dënimet e të akuzuarve në muajin qershor, duke thënë se gjatë procesit ishin shkelur të drejtat e të pandehurve për gjykim korrekt, njofton REL.

Në vitin 2012, më se 300 oficerë aktivë dhe në pension, u dënuan deri në 20 vjet burg.

Ata ishin dënuar për komplot për ta përmbysur qeverinë, e cila atëherë udhëhiqej nga presidenti i sotëm, Recep Tayyip Erdogan.

Ushtria e Turqisë për një kohë të gjatë është parë si mbrojtëse e Republikës Turke sekulare, pasi në periudhën 1960 – 1980, i ka ndërmarrë tri grushtshtete, ndërsa në vitin 1997, e ka detyruar një qeveri të udhëhequr nga islamistët që të tërhiqet.