Dy gazetare turq, qe kishin raportuar se qeveria po trafikon arme drejt Sirisë rrezikojnë dënimin me burgim te përjetshëm. Prokuroria e Stambollit ka kërkuar kete dënim per gazetaret, te cilët u arrestuan me akuzat e terrorizmit dhe spiunazhit nëntorin e kaluar. Kryeredaktori i gazetës “Xhumhyriet” dhe shefi i zyrës se saj ne Ankara përfunduan pas hekurave pasi publikuan majin e vitit 2015 foto ku shfaqeshin kamionë te shërbimeve sekrete, qe transportonin arme per rebelet siriane. Por ky lajm u përgënjeshtrua nga qeveria. Hetimet per gazetaret nisen pas kërkesës se presidentit turk Erdoan.