TRUMP PO FORMON QEVERINE ME TE PASUR NE HISTORI, JA MILIARDERET E KABINETIT TE TIJ!

Botë/Rajon

hygbuygyg

 Ndërsa pasuria e Trumpit nuk përbën më lajm dhe dihej që gjatë fushatës, janë pikërisht emrat e tjerë që kanë bërë shumë njerëz të rrudhin buzët.

Betsy DeVos, zgjedhja e Trumpit për Sekretare Arsimi, është vajza e miliarderit Richard DeVos dhe pasuria e saj llogaritet nga “Forbes” në 5.1 miliardë dollarë, më e pasur sesa vet Trump.

Pason Wilbur Ross, Sekretari i ardhshëm i Tregtisë, një investitor që sipas “Forbes” ka një pasuri prej 2.5 miliardë dollarë. Zëvendësi i tij, Todd Rickets zotëron ekipin e bejsbollit Chicago Cubs, e gjithashtu 1.75 miliardë dollarë.

Një emër që ka ngjallur shumë debat është ai i Steven Mnuchin, zgjedhja e Trumpit për Sekretar të Thesarit, jo për pasurinë e tij prej 40 milionësh, por për të shkuarën si bankier, një njeri i brendshëm i Wall Street, siç e kanë quajtur demokratët.

Ben Carson, i propozuar si Sekretar i Strehimit, dhe Tom Price, shefi i ardhshëm i dikasterit të Shëndetësisë, raportohen që të jenë milionerë që të dy.

Pa u plotësuar i gjithë kabineti i Trumpit, që tani kanë nisur dyshimet nëse emra të tillë do të përfaqësojnë vërtet klasën punëtore në SHBA.