Avioni i ri supersonik ‘stealth’ i Britanisë ka nisur patrullimin në qiejt e këtij vendi.
Këto foto tregojnë momentin kur avioni ngrihet në ajër mbi Detin e Veriut, i shoqëruar nga një avion F-35B i Flotës Amerikane.
Avioni i ri F-35 Lightning II drejtohej nga piloti i Flotës Mbretërore, Hugh Nichols.
Skuadra e kombinuar SHBA/Britani po kryen testime për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë gjenerata e pestë e këtyre avionëve.
Pas disa javësh ata do marrin pjesë në një spektakël ajror.
Avioni kushton 100 milionë sterlina.
Sipas Daily Mail, këta janë të parët avionë që ngrihen vertikalisht që pas modeleve Harriers.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka blerë tetë avionë të tillë.
Avionët janë të pajisur me bomba dhe raketa që drejtohen me lazer.
Rrezja e fluturimit është 1300 milje.