Tërmeti 6.4 ballë godet Japoninë Jugore

Botë/Rajon

vedvw.jpg

Një tërmet ka goditur Japoninë jugore, duke shkatërruar disa shtëpi, raporton një zëdhënës i lartë i qeverisë .Tërmeti ka goditur Japoninë në oren 21:26 në mbrëmjen e së enjtes ,me magnitudë 6.4. Termocentralet nukleare Sendai dhe Genkaj raportohet se janë duke operuar normalisht.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në lindje të qytetit Kumamoto, në ishullin e Kyushu, sipas Agjencisë Meteorologjike Japonoze.Nuk raportohen akoma për viktima , edhe pse policia në Kumamoto shprehet se njerëzit mund të jenë bllokuar në shtëpitë e shembura .

Zëdhënësi i qeverisë Yoshihide Suga tha se disa shtëpi ishin shembur, por zyrtarët janë ende duke vlerësuar dëmin, raporton Agjencia e Lajmeve Reuters.Disa shërbime treni u pezulluan si një masë parandaluese.

Redaksia Online
(Xh.K/Shqiptarja.com)