Sulmi kamikaz, 12 viktima në Bagdad

Botë/Rajon

IRAKTë paktën 12 persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në një postbllok të policisë në Bagdad. Sulmi ka ndodhur në lagjen shiite Habibia.

Numrin e viktimave e kanë konfirmuar autoritetet spitalore. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi militantët sunitë.