Spanja sfidon krijimin e ministrisë së jashtme të Katalonisë

Botë/Rajon

d89acd2f-5cd0-428b-b46a-b70e754778d8-w1000-r1-s.jpg

 

Qeveria spanjolle është duke u bërë gati të sfidojë ligjërisht, krijimin e ministrisë së punëve të jashtme nga ana e qeverisë rajonale në Kataloni, e cila për synim ka shkëputjen nga Spanja.
Ministri spanjoll i drejtësisë, Rafael Catala, u ka thënë gazetarëve të premten se avokatë të angazhuar nga qeveria do të kërkojnë Gjykata Kushtetuese që të urdhërojë pezullimin e kësaj ministrie, qëllimi i së cilës është të sigurojë mbështetje te komuniteti ndërkombëtar për pavarësinë e Katalonisë nga Spanja.Qeveria rajonale e Katalonisë ka miratuar muajin që shkoi themelimin e kësaj ministrie dhe ka emëruar politikanin separatist, Raul Romeva, në krye të saj.