Sot Dita Ndërkombëtare e Paqes, Ban Ki moon: “Ulni armët dhe ndalni vrasjet”

Botë/Rajon

Peace One Day Happy International Day Of Peace 2016

Sot më 21 shtator, është Dita Ndërkombëtare e Paqes, ditë e themeluar nga Kombet e Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shpallur këtë datë si dedikim për forcimin e idealeve të paqes, mes vendeve dhe popujve në mbarë botën. Tema e sivjetme e përkujtimit është “Partneritet për Paqe- Dinjitet për të gjithë” që ka për qëllim të rrisë vetëdijen tek të gjitha segmentet e shoqërisë, për të bashkëpunuar në lidhje me zgjerimin e paqes në botë. “U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ulin armët e tyre dhe të ketë armëpushim në nivel global. Atyre u them ndalni vrasjet dhe shkatërrimet. Krijoni hapësirë për paqe”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki moon. Dita Ndërkombëtare e Paqes çdoherë është një ngjarje e posaçme dhe këtë herë shënon 61 vjetorin e Kambanës së Paqes. Në vitin 1954, fëmijë nga 60 shtetet i dhuruan OKB-së, monedha, të cilat shërbyen për të farkuar kambanën, e cila bie çdo vit, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.