Për muaj të tërë, ekspertët kanë thënë se gara për president të ShBA-ve është aq e përafërt saqë është tejet e vështirë të gjendet fituesi, por pas debatit të parë televiziv, një kandidat ka dalë si fitues i pastër.
Demokratja Hillary Clinton e kryesor bindshëm sondazhin e parë të madh me amerikanët që e kanë dhënë mendimin e vet rreth debatit të parë ballë për ballë të këtyre dy politikanëve. Sipas një sondazhi të CNN, 62% e shikuesve të debatit mendojnë se Clinton e ka fituar debatin, krahasuar me vetëm 27% të cilët mendojnë se Trump ka fituar.