Rreth 100 mijë persona kanë protestuar sërish në Budapest, në shenjë pakënaqësie ndaj planeve të qeverisë së Hungarisë për të vendosur tarifa ndaj përdoruesve të internetit.
Protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Ekonomisë, të cilët i kanë bërë thirrje kryeministrit Viktor Orban, që të tërheq planin, përmes të cilit ofruesit e shërbimeve të internetit detyrohen të paguajnë përafërsisht 3 dollarë në muaj për vetëm një parapagues, kurse 29 dollarë për një biznes.
Ky ishte tubimi i dytë në tri ditët e fundit, kundër këtij plani.
Në ditën e parë të protestave të mbajtur të dielën e fundit, po ashtu para Ministrisë së Ekonomisë, në rrugë kishin dalur rreth 10 mijë persona.
Në një deklaratë për media lëshuar nga organizatorët e protestës, të cilët kanë më shumë se 210,000 mbështetës në rrjetin social Facebook, thuhet se me këtë veprim, qeveria po bën shkelje themelore të të drejtave të njeriut.
Më tej thuhet se ‘shfrytëzimi i internetit me pagesë do të pengojë qasjen e barabartë të përdoruesve, duke i ndarë hungerezët që jetojnë në kushte më të këqija ekonomike”.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka njoftuar më 21 tetor për vendosjen e një tarife për të gjithë përdoruesit e internetit.