Eshtë kjo shqiptarja Eleni Foureira, ose ndryshe e njohur edhe si Beyonce e Greqisë, ajo e cila dje ka arritur të rrëmbej cmimin për videon më të mirë, në MAD Video Music Awards,event ky i njohur grek për muzikë e që është mbajtur dje.
Ishte pikërisht kënga ‘Sto Theo Me Paei‘ ose ndryshe në shqip ‘Perëndia kalon’, ajo e cila ia solli asaj gjithë këtë sukses.
Gjithashtu përveq kësaj Eleni është komplimentuar edhe nga mediat greke ku njëra prej tyre ka shkruajtur : ‘Edhe pse jemi mësuar ta shohim gjithmonë bukur, po kësaj here ajo sonte po duket më e bukur se kurrë’.
Gjithashtu Eleni ka shpërthyer në lot, mbrapa skenës e kjo ndoshta për emocionet e marra nga suksesi i punës që bënë.
Ajo pas eventit është shprehur ‘Videoja më e mirë e vitit.Mad Vma 2016…Ndihem e bekuar…Faleminderit.’
Këngëtarja përndryshe së fundmi ka ardhur në bashkëpunim me këngëtarin Butrint Imeri, me Delicious, këngë kjo e cila e sjellë Elenin më afër se kurrë me njerzit e origjinës së saj./Prive/