Shpërthen raketa e NASA-s, pak pas nisjes

Botë/Rajon

Raketa-1-624x340Agjencia Ndërkombëtare e Hapësirës në SHBA, NASA, ka njoftuar për shpërthimin e një rakete pa pilot, tetë sekonda pas nisjes, në një mision në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Kontrolli i misionit të NASA-s në Houston, ka thënë se raketa mbante 2, 200 kilogramë furnizime për gjashtë astronautët që po qëndrojnë në hapësirë në misione kërkimore.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e saj. Por nga incidenti nuk ka pasur të lënduar.