Shkup, Kushtetuesja për emrat shqip në shkolla

Botë/Rajon

gjykataGjykata Kushtetuese në Maqedoni pritet të vendosë nëse është kushtetuese apo jo ndryshimi i emrave të shkollave në Çair.

Katër shkollat e Çairit, thuajse prej tre vitesh, mbajnë tabelat me mbishkrimin shqip dhe emrat e veprimtarëve të shquar shqiptarë si Imri Elezi, Jashar Bej Shkupi, Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali. Por në dokumentacionin zyrtar vazhdojnë të qëndrojnë emrat e vjetër Nikolla Vapcarov, Jane Sandanski, Cvetan Dimov dhe Rajko Zhinzifov.

Kjo çështje nuk ka gjetur zgjidhje edhe tani që dikasterin e arsimit e udhëheq një ministër i partisë politike shqiptare, pjesëmarrëse në qeveri BDI-së. Mësohet se vendimi për ndryshim të emrave nuk nënshkruhet nga ministri Ademi, sepse akoma nuk ka një marrëveshje për këtë, mes partnerëve të koalicionit qeveritarë BDI-VMRO.
Ndërkohë me iniciativë të Shehtanskit, Inspektoratit Shtetëror të vetëqeverisjes Lokale kjo çështje u çua para Gjykatës Kushtetuese e cila do të shqyrtojë dhe marrë vendim nëse ndryshimi i emrave është në pajtim apo kundërshtim me Kushtetutën.