Nuk ndalen sulmet ndaj militantëve të Shtetit Islamik ISIS, në Siri. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, dhjetëra vende janë vene në shënjestër, duke përfshirë edhe disa rafineri të vogla të naftës, të cilat kanë dhënë miliona dollarë, për militantët e IS.
Pjese e këtyre sulmeve ka qene edhe Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Pentagonit, ka thënë se sulmet në Sirinë lindore kanë goditur një zonë, të përdorur nga militantët e IS, që kishin për synim lëvizjen e pajisjeve përtej kufirit në Irak.