SHBA: Trump triumfon në garën e republikanëve në Nevada

Botë/Rajon

largea_5031f9f2-93d3-4c02-bdde-75d3839b4180_w1000_r1_s1456298225.jpg

Projeksionet e mediave tregojnë se miliardari dhe tregtari me pasuri të patundshme, Donald Trump, ka arritur edhe një fitore, të treten me radhë, më shtetin Nevada, në garën partiake republikane presidenciale.

Zoti Trump me 42% të votave të fituara, udhëheq me diferencë të madhe kundër rivalëve të tjerë. Seria e fitoreve të tij ia shton gjasët për nominim të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale amerikane më 8 nëntor.

Rivalët, Ted Cruz, senator nga Teksasi, me 25%, ndërsa Marco Rubio, senator nga Florida, me 21% të votave, janë plasuar përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Duket se shkak i votimit për kandidatin Trump është zemërimi i zgjedhësve konservatorë amerikanë me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara në çështjet e jashtme.

Agjencia AP raporton se 6 prej 10 votuesve republikanë në Nevada ishin të pakënaqur me mënyrën se si po punon qeveria e Shteteve të Bashkuara.