SHBA trajnon doganierët

Botë/Rajon

index18Një grup doganierësh dhe efektivë të policisë kufitare në Durrës kanë përfituar certifikata pas përfundimit të trajnimit që është realizuar nga ambasada amerikane dhe policia kufitare e Polonisë. Qëllimi i këtij trajnimi ishte sigurimi i kufijve nga trafiqet e paligjshme si dhe zbulimi e inspektimi i vendeve të fshehta në mjetet e transportit. Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave që është zhvilluar në mjediset e autoritetit portual Durrës kanë marrë pjesë drejtoresha e përgjithshme e doganave Elisa Spiropali zv/ambasadori I SHBA Henry Jardine si dhe përfaqësues të policisë së shtetit.