Pas refuzimit për të udhëhequr një sulm tokësor ushtarak në Siri, Turqia ka arritur një marrëveshje me shtetet e bashkuara të Amerikës për të lejuar përdorimin e bazës së saj ushtarake për bombardime të organizatës radikale ISIS. Lajmi është njoftuar nga këshilltarja e sigurisë kombëtare Susan Rice. Kjo e fundit ka thënë në një intervistë për programin “takim me shtypin” në SHBA se avionët ushtarak amerikanë do të përdorin bazën ajrore Incirlik, në jug të Turqisë. Rice njoftoi se përdorimi i bazës turke vjen për shkak të intensifikimit të bombardimeve mbi qytetin kufitar Koban, i cili rrezikon të pushtohet nga organizata radikal islamike ISIS. Orët e fundit luftëtarët kurdë dhe shtetet aleate kane kryer sulme me shënjestër një nga bazat kryesore në qendër të Kobanit. Si rezultat vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut me qendër në Britani, tha se xhihadistët kishin pësuar viktime të shumta në luftime.