SHBA, një tjetër punonjës shëndetësie me Ebola

Botë/Rajon

EBPLA-1-624x340Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se në Teksas është identifikuar edhe një punonjës tjetër i shëndetësisë me virusin vdekjeprurës Ebola.

Ky është punonjësi i dytë shëndetësor në Teksas, që është infektuar me Ebola, pasi që është kujdesur për pacientin i cili kishte vdekur nga kjo sëmundje.

Departamenti shëndetësor në Teksas ka lajmëruar se ky person është izoluar menjëherë pasi i janë paraqitur shenjat e para të sëmundjes, që është temperatura.

Dy punëtorët shëndetësorë tashmë të infektuar me Ebola, edhe pse nuk kanë qenë në Afrikën Perëndimore ku sëmundja po dominon, janë infektuar me virusin, pasi që janë kujdesur për pacientin, Thomas Eric Duncan i cili e kishte marrë sëmundjen në Liberi dhe pasi që ka arritur në Teksas të SHBA-së, i janë paraqitur shenjat.