SHBA, ndërron jetë pacienti me Ebola

Botë/Rajon

amerikaniiii-450x300
Tomas Duncan, personi i parë i diagnostikuar me virusin e Ebolas në Amerikë, ka ndërruar jetë në një spital në Teksas. Duncan u infektua në Liberi dhe prej kohësh mbahej në izolim në një spital në Dallas

Sot, po ashtu, SHBA ka njoftuar për vendimin që ka marrë, rreth kontrolleve që do t’ju nënshtrohen të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në SHBA, nga Afrika Perëndimore. Këtë vendim e ka marrë Department për Siguri i Shtetit. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga Liberia, Sierra Leone, dhe Guinea do t’ju matet temperatura, dhe do të duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve.

Virusi vdekjeprurës Ebola vijon të përhapet me shpejtësi edhe në disa vende të Evropës. Alarmi për shtrirjen e kësaj sëmundjeje të rrezikshme është ngritur nga organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo e fundit ka bërë të ditur se përhapja e Ebolës pritet që të shfaqet më së shumti në stafet mjekësore, pasi kontakti i tyre me të prekurit nga kjo sëmundje është më i lartë.

Personi i parë i infektuar jashte afrikes perendimre, ishte një infermiere spanjolle. Mësohet ajo e kishte marrë këtë virus pasi kishte kuruar dy misionarë spanjollë të cilën ndërruan jetë nga Ebola në Madrid.

Gjatë gjithë ksaj kohe, për shkak të përhapjes së virusit Ebola kanë vdekur rreth 3400 njerez, shumica e tyre në tre shtete afrikane.