SHBA dhe aleatët vazhdojnë sulmet e pozicioneve të IS në Siri

Botë/Rajon

us-airstrikes-isis-640x340Forcat amerikane, kanë vijuar bombardimet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Kobani të Sirisë, njoftoi qendra e komandës operacionale në Shba. Sipas qendrës, gjatë të mërkurës dhe të enjtës janë kryer 15 sulme ajrore kundër IS në Irak dhe Siri. Forcat amerikane dhe aleatët me avionë bombardues kanë ndërmarrë katër sulme afër kufirit në Kobani, duke shkatërruar një qendër kontrolli të IS dhe kanë shkatërruar pjesërisht dy rafineri nafte në lindje të Dawr Az Zawr. Sipas qendrës së komandës operacionale, avionët e përfshirë në sulme janë kthyer në bazë për tu përgatitur për bombardime të tjera.