Senatori Murphy: Incidenti zgjidhet me dialog

Botë/Rajon

chris murphy1Huliganizmi në një ndeshje futbolli nuk mund të kthehet pengese të procesit të negociatave mes dy shteteve fqinje. Kështu e ka komentuar senatori amerikan Chris Murphy gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, incidentin mes Serbisë dhe Shqipërisë në mbrëmjen e 14 tetorit në stadiumin “Partizan” i Beogradit. Sipas zotit Murphy si kryeministri Rama ashtu dhe ai i Serbisë, Vuçiç duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe ti zgjidhin mosmarrëveshjet përmes komunikimit dhe jo me provokime. Kam shpresë se të dy udhëheqësit do të shtrëngojnë duart me njëri tjetrin dhe do ta bëjnë të qartë se vetëm një incident dhe huliganizmi në një ndeshje futbolli nuk mund të pengojë procesin e gjatë të pajtimit mes fqinjëve. Unë e di se kryeministri po e pret me padurim këtë vizitë. Pata mundësinë të takojë dhe kryeministrin Vuçiç. Dhe di se dhe ai e priste me padurim atë. Ka shumë më tepër për t’u bërë për marrëdhëniet e fqinjësisë në këtë rajon. Nuk mund të vish në Ballkanin Perëndimor dhe të mos vesh re nevojën për bashkëpunim rajonal, për të ndërtuar ekonomi të forta dhe për të përmirësuar infrastrukturën. Do t’ua lë kryeministrave Rama dhe Vuçiç të vlerësojnë detajet e këtij takimi. Por ky është një moment i rëndësishëm, veçanërisht i rëndësishëm, për të dy udhëheqësit. Në rastin e një incidenti të tillë, udhëheqësit politik dhe njerëzit e thjeshtë duhet të ulen së bashku dhe diskutojnë, të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes komunikimit, dhe jo me provokime dhe dhunë. Simbolizimi i këtij takimi tani është më i rëndësishëm se kurrë. Duke u ndalur per situatën ne Shqipëri, Murphy tha se Shqipëria ka bere progres por mbetet ende shume per te bere sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor.