Senatorët amerikanë kanë debatuar rreth shitjes së aeroplanëve luftarakë F-16 për Pakistanin, duke e quajtur atë një “aleat të pasigurt” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por, në fund ata e kanë mbështetur marrëveshjen.
Senati votoi me 71 -24 kundër një rezolute që do ta bllokonte marrëveshjen prej 700 milionë dollarësh me Korporatën Lockhead Martin.
Senatori Rand Paul, iniciator i kësaj rezolute, mori një reagim të këndshëm kur e cilësoi Pakistanin si “armik” të Shteteve të Bashkuara, megjithatë, ai i merrte me të mirë liderët republikanë që ata të pajtoheshin për ta ndaluar financimin e SHBA-ve për marrëveshjen.
“Edhe pse qeveria e Pakistanit është konsideruar si mike e SHBA-ve në luftimin e terrorizmit, sjelljet e Pakistanit e dëshmojnë të kundërtën”, ka thënë Paul.