Në Bruksel vijojnë bisedimet mes liderëve të Rusisë dhe Ukrainës, lidhur me çështjen e gazit.
Raundi i ri i bisedimeve vjen pas atyre pa rezultat të 21 tetorit, kur Komisioneri i Energjisë për Evropë, Guenther Oettinger, ka thënë se ka pasur pak përparim, por që nuk është arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare.
Në mes të qershorit, Rusia ka ndërprerë furnizimin me gazë në Ukrainë, dhe për ta lëshuar përsëri, po kërkon kthimin e borxhit në vlerë prej 5.3 miliardë Dollarë.
Oettinger ka thënë se Ukraina ka planifikuar që të blejë rreth katër miliardë kub gaz prej Rusisë, në fund të këtij viti.
Më 21 tetor, zyrtarë rusë kanë thënë se do t’i shesin gazin Ukrainës, me një shumë prej 385 dollarëve për 1,000 metra kub, që sipas tyre është pagesë më e ulët se ajo prej 438 dollarëve që i ka kërkuar javë më parë Gazpromi rus.
Moska ka paralajmëruar se ky çmim do të jetë në dispozicion nga tetori 2014 deri në fund të marsit 2014, por vetëm nëse Ukraina paraprakisht e bën pagesën.