Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që t`i formojnë shpejt institucionet. Në raportin e radhës për Kosovën ai ka lavdëruar Policinë e Kosovës dhe sjelljet e bashkësisë Islame të vendit në raport me radikalizmin fetar. Siç raporton Telegrafi, sekretari i OKB-së ka thënë se është “tepër i shqetësuar për bllokadën e tejzgjatur politike në Prishtinë dhe në efektet negative që ajo mund të ketë në progresin e arritur deri më tash në zhvillimin e institucioneve dhe proceseve demokratike në Kosovë. Inkurajoj të gjitha etnitetet politike në Kosovë, posaçërisht liderët e tyre që t`i intensifikojnë përpjekjet për të ndërtuar mbi zgjedhjet e 8 qershorit dhe që bllokada aktuale të tejkalohet”.