Qytetari gjen kokainë në kutinë e Nesquik

Botë/Rajon

prod cocaine 1486763455 93551 550x302

Një burrë gjeti një pako 250g kokainë në kutinë e Nesquik, të fshehur në pluhurin e çokollatës së ëmbël. Blerësi, nga Zaragoza Spanjë, e vërejti për herë të parë produktin narkotik në Nesquik sapo shkoi në shtëpi. Ai pa se kapaku i kutisë së madhe ishte pak i hapur.

Pasi e gjeti paketimin, burri lajmeroi policinë, të cilët e konfirmuan substancën si kokainë. Në Spanjë, kjo sasi e kokainës vlen rreth 13,000 euro, thuhet sipas iNews.

cash queens daily mirror 200815 1486763451 128124