Qeveria iraniane burgos 12 modele, shkak selfiet e postuara në rrjetet sociale

Botë/Rajon

uhuihlihihiu

Qeveria iraniane ka dënuar me burg rreth 12 modele të cilat akuzohen se kanë postuar në Instagram foto që janë kundër programit të qeverisë iraniane.

Kështu, deri më tani të paktën 170 artiste kozmetike, modele dhe profesioniste të tjera krijuese janë arrestuar gjatë operacionit të nisur në muajin Mars, sipas “Associated Press”.

Në nëntor qeveria ka mbyllur shtatë agjencitë e modelimit, të cilat operojnë në Internet, ato u quajtën të rrezikshme për sigurinë morale dhe rendin publik dhe sipas prokurorit iranian Esmail Sadeghi Nyarki, janë arrestuar shumë persona.

Qeveria iraniane e ka nisur këtë aksion si të vetmen mënyrë për të kontrolluar përmbajtjet dhe sjelljet personale të shtetasve iranianë në Internet.

Ndërkaq, ditën e hënë, tetë gra dhe katër burra u dënuan me burg nga pesë muaj deri në gjashtë vjet, ndërsa identitet e tyre janë mbajtur të fshehta.

Avokati i tyre tha se ata nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit të paktën për dy vjet, pasi të kenë përfunduar vitet në burg.

Në maj, modelja Elham Arab u akuzua për “promovimin e imoralitetit perëndimorë”. Ajo u shfaq në frontin e gjykatës revolucionare të Iranit të hënën dhe më pas u detyrua që të kërkojë një falje publike.

1111111111111111111111

222222222222222222222