Qeveria gjermane rrit pagat

Botë/Rajon

Merkel 1 780x439

Kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe ministrat vendosën rritjen e pagës së tyre, pasi sot Këshilli i Ministrave miratoi rishikimin që rrit rrogën e anëtarëve të kabinetit duke filluar nga një marsi i kaluar.

Kështu, pagat e qeverisë gjermane rriten 2,2 për qind nga marsi i kaluar dhe 2,35 për qind më shumë duke filluar nga një shkurti i vitit 2017.
Paga e kancelares Angela Merkel kalon nga 17, 992 euro që merr aktualisht 18 820 euro në muaj.

Paga e ministrave rritet nga 14, 608 në 15,280 euro dhe e zëvendësministrave nga 11, 223 në 11, 740 euro.