Një aeroplan i linjës Turkish Airlinës për shkak të mjegullës mëngjesin e sotëm është ulur jashtë pistës së aeroportit të Kirgistanit, duke shkaktuar kështu të paktën 37 viktima.
Boeing 747 është ulur jashtë aeroportit Manas, në jug të kryeqytetit Bishkek dhe ka kaluar mes për mes shtëpive të një fshati.
Nga përplasja kanë mbetur të vdekur 17 persona në bord dhe 15 të tjerë që jetonin në krahë në krahë të aeroportit, përfshirë këtu 6 fëmijë dhe një familje të gjithë. Autoritetet lokale i frikësohen faktit se numri i viktimave mund të jetë më i madh.