Kroacia ka ndërmarre fushatën e dytë më të madhe anti-korrupsion, pas arrestimit dhe dënimit të ish kryeministrit Ivo Sanader. Prangosja e kryetarit të bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç, është pasur nga 18 arrestime të tjera, mes të cilave ish-drejtori i menaxhimit të tramvajit elektrik të zagrebit, ivan toliç, drejtori i menaxhimit të gazsjellësit të qytetit, Alen Dodog si dhe drejtori i bordit të firmës së ndërtimt Holding Zagreb, Slobodan Ljubiçiç, i njohur si një nga partnerët më të ngushtë të kryebashkiakut dhe 15 zyrtarë të tjerë të lartë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Pas kësaj serie arrestimesh, policia ka bastisur shtepitë e tyre. Vetëm kontrolli në banesën e kryebashkiakut ka zgjatur nga policia për shtatë orë. Sikurse bëjnë me dije burime nga prokuroria, emri i kreut te bashkise Bandië lidhet me 20 çështjet më të mëdha të korrupsionit me fondet publike dhe aktiviteteve të tjera jo të ligjshme, si abuzimi me detyrën dhe favorizimet në tendera. Fushata e arrestimeve të zyrtarëve të lartë në Kroaci ka nisur që në vitin 2010 me ndalimin e kryeministrit Sanader dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë. Këto ndalime përshpejtuan procesin e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evrpoian.