Papa Françesku lutet për viktimat e sulmit të Turqisë

Botë/Rajon

papa francesku 1 620x358 1467205434 5258276

Papa Françesku është lutur për viktimat dhe familjarët e atyre që pësuan në sulmin që ndodhi mbrëmë në Aeroportin e Stambollit në të cilin humbën jetën 41 persona.
“Mbëmë në Stamboll, është kryer një sulm brutal terrorist i cili ka vrarë dhe plagosur shumë njerëz,” tha ai.

“Ne lutemi për viktimat, për familjet e tyre si dhe për njerëzit e dashur të Turqisë” shtoi kreu i Kishës Katolike, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.
Kreu i Vatikanit gjatë një adresimi në sheshin e Shën Pjetrit i ftoi poashtu të tubuarit atje për t`iu bashkuar në lutje.