OKB: Rritet numri i të vrarëve në Ukrainë

Botë/Rajon

UKRAINE-624x340Kombet e Bashkuara thonë se numri i të vrarëve në Ukrainë nga konflikti i armatosur ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në pjesën lindore të këtij vendi, ka arritur në 3,707 vetë. Sipas Zyrës së OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA), 25 njerëz janë vrarë gjatë javës së kaluar. Kjo zyrë ka raportuar se gjatë gjashtë muajve të luftës janë plagosur 9,075 njerëz. OCHA thotë se organizatat e tjera kanë raportuar numër më të madh të të vrarëve. Luftimet në pjesën lindore të Ukrainës kanë filluar në mes të muajit prill të këtij viti, kur forcat ushtarake të qeverisë së Ukrainës i kanë sulmuar forcat separatistët në rajonet Luhansk dhe Donjeck, pasi kryengritësit prorusë e kishin marrë kontrollin ndaj këtyre territoreve. Megjithtë, armëpushimi i arritur më 25 shtator, në një farë mënyre, e ka reduktuar intensitetin e luftimeve .