OBSH: Ebola, ende jashtë kontrollit

Botë/Rajon

Ebola-640x340Brenda kësaj jave numri i viktimave nga Ebola do të rritet në më shumë se 4,500 persona. Alarmi është dhënë nga Isabelle Nuttall, drejtore e departamentit për menaxhimin e kapaciteteve globale pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Zonja Nuttall ka thënë se shpërthimi i virusit në tre vendet e Afrikës perëndimore, Liberi, Siera Leone dhe Guine, është ende jashtë kontrollit dhe ka kërkuar që fokusi i përpjekjeve ndërkombëtare të mbetet atje. “Të dhënat tona tregojnë se rastet janë duke u dyfishuar çdo katër javë. Sëmundja është ende e përhapur në Guine, Liberi dhe Siera Leone dhe atje ka transmetime të vazhdueshme të virusit”, ka thënë Nuttall në një konferencë për gazetarë në Gjenevë.